
Kriza ekonomike qe ka mberthyer te gjithe boten e sportit, ndihet me pak ne futboll qe vazhdon te jete sporti me popullor.
Sipas nje raporti te kompanise gjermane Sport + Markt, ligat me te rendesishme evropiane perfitojne gjithnje e me shume te ardhura nga kompanite sponsorizuese te tyre. Ne raport thuhet se te ardhurat ne total nga sponsoret ne 6 Ligat kryesore evropiane jane rritur ne 395.5 milione euro nga 393.2 milione qe ka qene me pare. Kampionati qe ze vendin e pare per perfitimet nga sponsorat eshte Bundesliga me 108.6 mln euro, e ndjekur nga Premier Liga me 83.5 milione Euro, nderkohe qe ne vendin e trete gjendet Seria A me 74 milione Euro.
Renditja vazhdon me Primera Division 48.6 milione Euro, kampionati holandez me 43 milione ne vendin e peste dhe Liga Franceze ne te gjashtin me 37.8 milione euro te ardhura. Superliga shqiptare nuk ka sesi te jete ne nje renditje te tille pasi vazhdon te mbetet nje kampionat pa nje sponsor zyrtar.
Sport+Markt ne raportin e saj ka dhe nje klasifikim per klubet qe perfitojne me shume nga sponsoret zyrtare dhe vendi i pare mbahet nga Bajerni i Mynihut me 20 milione i ndjekur nga Mancester Junaitid, Real Madrid, Shalke dhe Çelsi. Pas londinezeve ne kete renditje klasifikohen 3 klubet italiane, Juventus, Milan dhe Inter.
Top Channel