Kadare flet ne TCH per librin e fundit

10/11/2009 20:20

Ismail Kadare flet ekskluzivisht per Top Channel dhe rrefehet per librin e tij me te ri, ”E penguara”.

Nje liber kushtuar vajzave qe u linden, u rriten dhe vajzeruan ne internim, qe pershkruan fatin e individit ne diktature dhe vecanerisht ate te artisit.

”Dua te them se tipari i letersise eshte reflektimi dhe shqyrtimi i ndergjegjes. Keshtu ka lindur letersia dhe eshte e natyrshme ta beje nje gje te tille. Ne kete rast kam ndjekur nje tradite qe ne radhe te pare eshte e jona, te shqyrtoje krimet, ndergjegjen, etj. Ky motiv i pengeses eshte nje nga motivet me universale dhe te vjetra te letersise boterore. Pengesa ne jeten e njerezit eshte vdekja qe eshte e pakapercyeshme dhe pengesa e dyte eshte liria”, shprehet shkrimtari.

Ne vijim, ai futet ne subjektin e librit. ”Ky roman eshte projektuar per vazjat shqiptare qe kane vuajtur sepse personazhi eshte nje vajze e re qe nuk e ka njohur kurre lirine dhe jeton ne internim. Figura e njeriut te skenes eshte nje njeri kryeqytetas, ne qytetin ku ajo enderron te shkoje. Duket e thjeshte si enderr, por une nuk kam dashur te bej nje enciklopedi te roberise dhe lirise”, shton Kadare.

Ne fund te intervistes ai thekson se stili luksoz i perdorur ne kete veper justifikohet nga fakti se letersia nuk duhet te abuzoje me fjalen ne tragjedi te tilla kaq te medha.

Top Channel