
Edhe pse Tirana u eshte rikthyer rezultateve pozitive dhe hedh hapa te rendesishem ne ngjitjen ne tabelen e klasifikimit pas atij fillimsezoni per t’u harruar, problemet ende nuk mungojne.
Nese gjerat duket sikur jane permiresuar ne repartet mbrojtje dhe mesfushe, sulmi bardheblu vazhdon te jete ne krize. Nga 10 gola te shenuar ne total ne keto 10 ndeshjet e para, vetem tre gola mbajne firmen e nje sulmuesi, ate te Abilaliajt.
Nderkohe qe ne gjetjen e rruges se rrjetes kane ndihmuar te gjitha repartet, deri edhe te portieri Nallbani, i cili ka shenuar nje nga 10 golat, ate te fitores 1-0 nga pika e 11-metershit kunder Skenderbeut. Ndersa 6 golat e tjere vijne nga mesfusha: 3 Muzaka, 1 Devolli dhe 2 Sefa.
Ne 7 javet e fundit, sulmi bardheblu numeron vetem nje gol te sulmuesve, ate te Abilaliajt ne derbin e humbur 2-1 ndaj Dinamos. Nje gje e tille eshte influencuar edhe nga demtimet e shumta ne kete repart, ku kane munguar per shume kohe golashenuesi Memelli dhe kapiteni Mukaj, te dy te demtuar.
Top Channel