Besart Berisha, “spastrimi” i paralajmeruar

10/11/2009 08:55

Edhe pse vete lojtari nuk e ka pritur mire, menjanimi (te pakten ne keto momente) i Besart Berishes nga Kombetarja dukej nje vendim i arsyeshem.

Per karakteristikat e lojes, e ne shume raste edhe per egoizmin e tepruar qe paraqet, 24-vjeçari ka qene gjithmone preferenca e fundit e Kuzhese per sulmin.

Pas dyshes Bogdani-Salihi vjen Kapllani, ndersa sa here qe eshte krijuar mundesia, hapesira kane pasur edhe Hyka, Lika e Vila. Prej emerimit te Josip Kuzhese ne krye te Shqiperise, Berisha eshte aktivizuar vetem ne dy nga pese ndeshjet e zhvilluara.

Ne total ai ka qene ne fushe 48 minuta: 3 minuta ne sfiden me Portugaline dhe 45 minuta ne miqesoren me Gjeorgjine. Kjo nuk eshte nje situate e re, pasi te njejtat probleme Berisha i ka pasur edhe kur perfaqesuesja drejtohej nga holandezi Ari Han.

Por, perveç arsyeve teknike dhe testimit te te rinjve, mosgrumbullimi i sulmuesit lidhet edhe me aktivizimin e paket tek Arminia: ne 12 jave te Bundesliges II, ai ka luajtur vetem 4 here, duke qendruar ne total 50 minuta ne fushe.

Top Channel