
Real Madrid nuk ka mundur te shkoje me shume se nje rezultat minimal 1-0 ndaj skuadres modeste te Alkorkon ne ndeshjen e luajtur ne “Santiago Bernabeu”, e vlefshme per Kupen e Mbretit ne Spanje duke u skualifikuar prej trofeut prestigjoz.
Goli i Rafael van der Vart, i shenuar ne minuten e 81 te takimit, nuk u ka mjaftuar madrileneve per te kaluar ne turin tjeter te kompeticionit te dyte me te rendesishem ne Spanje.
Skuadra “merengues” ishte mundur ne takimin e para prej Alkorkon, qe luan ne kategorine e trete spanjolle me rezultatin e thelle 4-0.
Skualifikimi prej “Kupes se Mbretit” ka shkaktuar pakenaqesi mes tifozerise vendase te cilet ne perfundim te takimit kane percjelle me fershellima “benjaminet” e tyre.
Top Channel