Aktiviste te Levizjes “Vetevendosje” edhe njehere i kane ftuar qytetaret qe mos te dalin ne zgjedhjet e 15 nentorit. Kjo levizje te henen ne menyre simbolike para nderteses se Qeverise ka shenuar 20 vjetorin e renies se Murit te Berlinit, duke paralajmeruar se mure te tilla po ndertohen ne Kosove, nepermjet procesit te decentralizimit.

“20 vjet pas renies se Murit te Berlinit, ne Ballkan po ndertohen mure te reja, te cilat pergatisin konfliktet e ardhshme. Pakoja e Ahtisaarit si dhe ne veçanti procesi i decentralizimit eshte duke e krijuar nje mur te Berlinit ne Kosove”, tha aktivisti Frasher Krasniqi, ben te ditur Telegraf.

Sipas Krasniqit, edhe një mur tjetër po ndërtohet në Kosovë, në mes politikanëve dhe qytetarëve.

Top Channel