Shqiperia pas murit te vizave

09/11/2009 19:35

Renia e Murit te Berlinit ishte preludi i bashkimit te krejt Europes. 7 ambasadore vendesh te ish-Europes Lindore, se bashku me ambasadorin gjerman, ndane perceptimet e tyre per rendesine e kesaj ngjarjeje.

Kur do t’i bashkohet Shqiperia ketij grupi? Per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian, qeveria gjermane duhet te prese edhe nje mendim nga Parlamenti gjerman.

Me ratifikimin e Traktatit te Lisbones, Bundestagu ka kerkuar qe te implikohet me shume ne vendimmmarjen europiane.

Ambasadori gjerman shprehu bindjen e thelle se deputetet gjermane do te gjejne kohe deri ne fund te vitit qe te shprehen per aplikimin e Shqiperise. Por a pengon klima aktuale politike aspiratat europiane te vendit?

“Sigurisht, bojkoti i Parlamentit nga opozita nuk eshte ne te mire te interesave te Shqiperise. Kjo eshte kunder perceptimit pozitiv te Shqiperise ne vendet anetare te Bashkimit Europian. Shqiperia nuk do te shihej se po ecen ne nje rruge te mbare. Ne kendveshtrimin tim, ajo qe eshte me e rendesishme eshte se ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian Shqiperia lipset te miratoje apo te perfundoje paketat e reformave me te rendesishme politike. Dhe nje nga keto reforma, vecanerisht shume e rendesishme, eshte pershembull reforma ne drejtesi”, ka deklaruar Marketa Fialkova, ambasadore e Republikes Ceke.

Ndersa ambasadoret e Gjermanise dhe Austrise ishin kategorike kunder nje zgjidhjeje qe mund te vije nga jashte: “Nuk e shoh ne kete menyre. Ju jeni nje vend sovran”, ka pohuar Bernd Borchardt, ambasador i Gjermanise.

Ndersa ambasadori austriak Klaus Derkoeitsch u shpreh: “Mendoj se t’i futesh rruges se Europes do te thote jo gjithnje te pyesni jashte vendit se cfare duhet te bejme, por ta beni vete”.

“S’kam c’i shtoj me shume”, ka shtuar ambasadori gjerman. Ai denoi edhe aktin e goditjes se gazetarit Mero Baze, duke u shprehur se pret qe gjykata te zbardhe se cfare ndodhi realisht.

Top Channel