Rossi: Ne 2011, Yamaha ose mua ose Lorenzo

09/11/2009 17:30

“Yamaha duhet te zgjedhe mes meje dhe Lorenzo-s ne 2011”. Duke folur per BBC-ne, Valentino Rossi ka lene pa fjale skuderine japoneze duke deklaruar se ka marre nje “oferte te mire nga Ducati”.

“Nuk jam i sigurt 100 perqind nese do te qendroj me Yamaha, varet se cfare do te ndodhe vitin e ardhshem: nga perfomanca ime ne luften me Lorenzo dhe nga vendimet e Yamaha-s per 2011”, eshte shprehur kampioni i botes se MotoGP.

“Te provoj te fitoj boterorin me nje motor italian do te me jepte shume motivime, por per momentin preferoj te qendroj me Yamaha-n pasi marredhenia me skuadren eshte dicka e vecante”, ka shtuar piloti italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA