Qeveria mban sekret raportin e FMN-se

09/11/2009 08:00

Qeveria shqiptare ka vendosur te mos i publikoje konkluzionet perfundimtare te bisedimeve te ketij viti me Fondin Monetar Nderkombetar.

Burime nga qeveria bene te ditur se FMN-se i eshte kerkuar zyrtarisht qe raporti te mos publikohet, kerkese qe bazohet ne te drejtat e qeverise shqiptare ne baze te marreveshjes se anetaresimit. Formalisht, raporte te tilla mbeten prone e qeverise dhe Fondi mund t’i publikoje ato vetem ne rast se qeveria e vendit anetar e autorizon publikimin.

Shumica derrmuese e vendeve te botes e japin kete autorizim, nderkohe qe Shqiperia nuk e ka dhene. Ne faqen e FMN-se ne internet, se fundmi u publikuan konkluzionet e misioneve te fondit ne Maqedoni, Bullgari, Hungari e Bosnje, por jo per Shqiperine, ku Fondi u mjaftua me nje konference.
“Qeveria ka te drejte ta mbaje te papublikuar raportin e FMN-se, praktike qe e kane ndjekur shume vende”, tha nje burim prane qeverise.  

Fondi Monetar Nderkombetar kryen bisedime dhe dergon misione monitorimi ne vendet anetare, bazuar ne nenin 4 te marreveshjes se anetaresimit.

Shqiperia u anetaresua ne FMN ne vitin 1991 dhe pas kesaj mori misione per asistence teknike dhe mbeshtetje institucionale te njohura si Marreveshja per Reduktimin e Varferise dhe Rritje Ekonomike.

Marreveshja e fundit perfundoi ne janar te ketij viti dhe tani FMN pritet te konsultohet me qeverine per stabilitetin makroekonomik. Keshilla e FMN-se qe per “parashikim me realist te buxhetit te shtetit per vitin 2010.” Qeveria ka vendosur gjithashtu te mbaje sekret edhe disa raporte te tjera te programit te asistences teknike te FMN-se per statistikat.

Burimet thone se shkaku i mbajtjes jopublike te konkluzioneve te Fondit nuk lidhen aq shume me permbajtjen e konkluzioneve. “Qeveria vendosi ta mbaje raportin per bisedimet e fundit jopublik thjesht sepse keshtu e pa te arsyeshme, jo se raporti permbante kritika”, tha nje zyrtar i qeverise ne konfidencialitet.

Ne te njejten kohe, FMN publikoi raportet e veta mbi shume vende, pasi kishte marre paraprakisht autorizimin e qeverise perkatese. “Letra e mirekuptimit me qeverine e Bosnjes dhe Hercegovines, e cila pershkruan politikat qe ky vend ka nder mend te ndjeke, eshte prone e Bosnjes dhe Hercegovines dhe u publikua ne faqen e FMN-se ne marreveshje me anetarin”, thuhet ne raportin e fundit te FMN-se per Bosnjen, qe u publikua se fundmi.
Raportet e institucioneve nderkombetare mbi Shqiperine jane vleresuar vecanerisht per shkak te profesionalizmit te hartuesve dhe paanesise politike dhe ne mungese te kapaciteteve ne vendit per raporte alternative i ben publikimet e FMN-se shume te nevojshme. FMN ka qene deri me sot institucioni i vetem qe ka kryer projeksione te ecurise ekonomike per vitet e ardhshme per Shqiperine ne menyre te pavarur. Gjate viteve te fundit edhe Ministria e Financave ka kryer parashikimet e veta makroekonomike, por askush nuk i ka marre keto parashikime si te pavarura apo te besueshme. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA