Laci ben mrekulline me 9 lojtare

09/11/2009 08:10

Edhe sfida e dyte e kesaj te diele, ajo mes Flamurtarit vendas dhe Lacit udhetues, e zhvilluar ne Vlore, nuk ka mundur te shkoje me tej se nje barazim pa gola (0-0).

Ky rezultat ka bere qe te dy skuadrat te ndajne mes tyre nga nje pike dhe te ruajne pozicionet e tyre ne tabelen e renditjes ne kuoten e 9 pikeve ne vendet 10 dhe 11. Nje pjese e pare e zhvilluar nen nivel, ku te dyja skuadrat thuajse nuk kane dhuruar asgje per te merituar me shume.

Rane ne sy vetem perpjekjet e talentit Roshi, i cili ka bere disa depertime nga e majta e sulmit vlonjat, por ne asnje moment nuk mundi te sherbente mire per shoket e skuadres. Pjesa dermuese e lojes eshte luajtur ne mesfushe, ku ka pasur nje mbipopullim me lojtare te te dyja ekipeve, te cilat me shume se per te kerkuar ndryshimin e rezultatit, duket sikur kishin zgjedhur te mos pesonin gol ne kete 45 minutesh.

Thuajse e njejta tablo eshte pare edhe ne pjesen e dyte, ku vlonjatet ishin pak me agresive, nuk munden te zhbllokonin rezultatin, edhe pse skuadra laciane e drejtuar nga Stavri Nica e perfundoi takimin me nente lojtare pas largimit me karton te kuq te Mustafaraj (66’) dhe kapitenit Brahja (78’).

Ky ishte barazimi i trete rresht i Flamurtarit pas atyre me Apolonine (1-1) dhe Shkumbinit (1-1). Laci nga ana e tij regjistroi barazimin e dyte ne transferte ne gjashte takime ne transferte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA