
Qytetareve kosovare u ka rene interesi per te marre pjese ne zgjedhje dhe mendojne se vota e tyre nuk mund ta ndryshoje situaten e veshtire ne te cilen ndodhet shteti i ri.
Keshtu thote nje ankete e Forumit 2015, sipas te ciles renia e interesit te qytetareve ndaj zgjedhjeve ndodhet ne nivele teper shqetesuese.
Forumi 2015 thote gjithashtu se faktoret kryesore qe kane ndikuar ne renien e interesit jane pakenaqesia politike, efikasiteti i dobet i partive, korrupsioni ne politike dhe influenca e faktorit nderkombetar tek institucionet vendase.
Anketa tregon me tej se qytetaret kosovare jane te mendimit se vota e tyre nuk mund te ndryshoje asgje, pasi per situaten politike dhe ekonomike ne vend vendosin nderkombetaret.
Top Channel