Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove ka deklaruar se gjithcka eshte gati per zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

Kryetarja e ketij institucioni, Nesrin Lushta ka deklaruar se KQZ ka marre masa edhe per votimin ne zonat me shumice serbe, nese ne to do te verifikohet ndonje problem.

Duke shprehur bindjen se procesi zgjedhor do te shkoje i qete, Lushta ka saktesuar se KQZ eshte pergatitur edhe per situatat qe mund te krijohen nga ata qe bejne thirrje per bojkot dhe per protesta diten e zgjedhjeve, duke ngritur qendra votimi alternative.

“Jemi konsultuar edhe me subjektet politike dhe kemi bere nje liste te vendeve te mundshme alternative ne komunat me shumice serbe”, ka shtuar Lushta.

Top Channel