Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka deklaruar se Prishtina zyrtare i ka perfunduar te gjitha pergatitjet per t’u paraqitur ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, e cila do te jape vleresimin e saj ndaj shpalljes se pavaresise.

“Republika e Kosoves i ka bere pergatitjet e nevojshme qe edhe ne pjesen perfundimtare te procesit te paraqitet ne menyre dinjitoze dhe bindese. Gjithashtu, ne kemi bere te gjitha pergatitjet per te deshmuar se shpallja e pavaresise ka qene nje akt legjitim”, ka pohuar Hyseni.

Shefi i diplomacise kosovare ka shprehur me tej besimin e tij tek paanshmeria e gjykates se Hages, e cila do ta nise shqyrtimin e ceshtjes ne fjale me 11 dhjetor.

Top Channel