Gerdeci, proteste para Prokurorise

09/11/2009 15:15

Plot nje muaj pasi dorezoi ne Prokurorine e Pergjithshme nje kallezim penal per ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira Durda, nje nga familjaret e viktimave te Gerdecit eshte rikthyer serish ne keto ambiente por kesaj radhe per te protestuar me predha dhe lule ne duar, keto te fundit per Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama. (UPDATE)

Nena e 7-vjecarit Edison Durda njeri nga te vraret e shperthimit tragjik ne Gerdec kishte zgjedhur kete forme proteste per te kundershtuar heshtjen e Prokurorise se Pergjithshme mbi kerkesen e familjareve te atyre qe humben jeten per ta rihapur ceshtjen ndaj Fatmir Mediut.

“Kesaj radhe erdha me predhe ne dore, por po te jete nevoja do te shkoj neper institucione me predha te paplasura. Femija im nuk jeton me”, thote Zamira Durda.

Por askush nga Prokuroria e Pergjithshme nuk tregoi gadishmeri per t’i pritur grate e Gerdecit per t’u dhene edhe nje pergjigje se cfare kane bere hetuesit me kete ceshtje.

Por sidoqofte ato kane qendruar ne organin e akuzes per me shume se kater ore me shpresen se dalja e tyre para medias do te sherbeje si nje apel per Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA