Flamengo, Adriano shenon serish

09/11/2009 12:30

Adriano ka shenuar golin e 18-te personal ne fitoren e rendesishme 3-1 qe Flamengo arriti ne fushen e kundershtareve direkte te Atletico Mineiro.

Perandori nuk ka falur as kete here, duke konfirmuar momentin e mire qe po kalon ai dhe skuadra nga Rio. Me kete fitore, Flamengo ngjitet ne vendin e trete me vetem 2 pike me pak se kryesuesja e renditjes, San Paolo kur duhen edhe 5 jave nga mbyllja e kampionatit.

Nje tjeter objektiv i rendesishem per “perandorin” eshte edhe trofeu i golashenuesit me te mire, pasi ai ndodhet ne kuote te njejte me Diego Tardelli-n, i cili gjithashtu synon nje vend ne kombetaren e Dunges.

Top Channel