Seria A, Milan mund Lacion, ndalet Sampi

08/11/2009 17:25

Luhet java e 12 e Serise A ku Milan ka triumfuar ne Olimpiko ndaj Lacios me rezultatin 1 me 2 duke i rrembyer edhe vendin e trete Samdorias e cila humbi ndaj Bolonjes 2 me 0.

Kuqezinjte kaluan ne avantazh ne minuten e 21 te pjeses se pare pas golit te shenuar nga mbrojtesi brazilian Tiago. Pas 14 minutash Milan shenon serish me Paton. Ne pjesen e dyte Lacio ngushton rezultatin pas nje autogoli te shenuar nga Tiago.  Perpjekjet e metejshme te bardhekalterve per te gjetur serish rrugen e rrjetes deshtuan dhe takimi mbyllet me fitoren e Milan.

Ne ndeshjet e tjera Bari fiton me Livornon 1 me 0, Bolonja mund Palermon 3 me 1, Kaljari Sampdorian 2-0, Xhenoa shkaterron 4-2 Sienen, Fiorentina fiton ndaj Udinezes ne transferte 0-1, ndersa Parma mund Kievon 2 me 0.

Me superndeshjen e mbremjes mes kryesuesve te Inter dhe Romes ne San Siro mbyllet edhe java e 12 e Serise A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA