Deputetet ne provincen veriore te Serbise, ne Vojvodine, kane votuar per me teper autonomi nga qeveria qendrore ne Beograd.

Sipas planit, Vojvodina do te lejohet te nenshkruaje marreveshje me rajone te tjera, por jo me shtete. Vendimi tani duhet te aprovohet nga parlamenti ne Beograd.

Perkrahes te levizjes thone se kjo do te ndihmoje zhvillimin ekonomik dhe do te krijoje nje administrate me te shpejte dhe me efektive ne Vojvodine. Kritiket kembengulin se autonomia me e madhe per provincen kercenon unitetin e shtetit serb.

Kosova e shpalli vitin e kaluar pavaresine nga Serbia, dhe tani  vendi eshte njohur nga 62 shtete te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA