Kategoria I, Partizani kapitullon ne Elbasan

08/11/2009 08:40

Bylisi vazhdon te shfaqet si skuadra pretendente per te fituar kampionatin e Kategorise  se Pare.

Ballshiotet vazhdojne serine e fitoreve, pavaresisht nese luajne ne shtepi apo ne fushe kundershtare. Skuadra e drejtuar nga Ilir Spahiu ka ruajtur kreun e klasifikimit edhe pas sfides se luajtur ne Cerrik me Turbinen.

Nje gol i realizuar nga Dimo ne minuten e 48 i ka dhene Bylisit tri piket, ndersa ekipi vazhdon te kete mbrojtjen me te mire: vetem dy gola te pesuar ne dhjete takime. Per t’u theksuar eshte fakti se kjo ishte ndeshja e dyte per ballshiotet ne Cerrik, ne dicka me shume se dy jave: ne fakt, ata eliminuan Turbinen ne turin e pare te Kupes se Shqiperise (humbje 1-0 ne Cerrik dhe fitore 3-0 vetem kater dite me pare ne Ballsh).

Nuk gabon as Elbasani, ndjekesi me i afert i kryesuesve te kampionatit. Verdheblute fituan 3-2 ne ndeshjen me te rendesishme te kesaj jave, kunder Partizanit ne “Ruzhdi Bizhuta”. Pese golat u shenuan ne pjesen e pare, ndersa prej minutes se 42-te, miqte luajten ne inferioritet numerik, pas kartonit te kuq te Pinarit. Te kuqte kaluan dy here ne avantazh me Asllanin dhe Pashajn (ne minutat 13 dhe 23), por serish kapitulluan. Nje gol i Raboshtes ne te 16-en dhe dy rrjeta te Hyshmerit (35 dhe 38) i dhane fitoren te besuarve te Dostit.

Per Partizanin ky ishte kapitullimi i radhes jashte kryeqytetit: “demat” nuk kane fituar asnjeren prej pese ndeshjeve te luajtura deri me tani jashte fushes. Me dy gola te Bubeqit dhe nje te Korreshit, Lushnja mposht 3-0 Gramshin, ndersa spikat nje tjeter goleade e Ades se Velipojes ne fushen e saj: “viktima” e radhes ishte Sopoti, ne 90 minuta qe u mbyllen me shifrat 5-1 per vendasit. Ndeshja e fundit e kesaj jave luhet te henen ne Korce, ndermjet Pogradecit dhe Skraparit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA