Angli, babai i Terry trafikant kokaine

08/11/2009 13:55

Telashe te reja per futbollistin e Chelsea, John Terry, babai i te cilit, Ted Terry eshte filmuar ne nje lokal duke shitur kokaine.

I ati i kapitenit te kombetares se tre luaneve u filmua nga nje gazetar i tabloidit ”News of the World”. Ngjarja ndodhi ne barin Chafford Hundred te Essex.

“Mund t’i thuash qe e ke marre nga une por mos i trego se kush jam. Mos i thuaj qe jam i ati i John Terry”, i thote ai me ze te ulet autorit te filmimit qe u hoq si nje trafikant droge, duke hedhur ne rrjete Ted Terry-n. Pak muaj me pare familja e mbrojtesit u vu serish ne qender te vemendjes per nje skandal pasi e ema e futbollistit dhe vjehrra e tij u kapen duke vjedhur ne nje supermarket.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA