Altin Haxhi rrezikon te mbetet pa kontrate

08/11/2009 09:00

Kontrata e Altin Haxhit me APOEL Nikosian perfundon ne veren e vitit 2010 dhe mbrojtesi shqiptar rrezikon te mbetet pa skuader.

Klubi qipriot, qe ne kete sezon ka luajtur ne Grupin D te Liges se Kampioneve (me Celsin, Porton dhe Atletikon e Madridit) po mendon te mos t’i rinovoje marreveshjen lojtarit. Ne fund te ketij edicioni, Haxhi do te jete 35 vjec dhe pavaresisht formes se mire qe gjirokastriti ka treguar kjo shihet si nje pengese e veshtire per t’u kaluar.

Lajmi eshte bere i ditur nga “Sigmalive.com” e cila theksonte: “Edhe pse ne moshe te madhe, shqiptari ndihet ende i ri. Kjo eshte pare ne fushe dhe ishte nje arsye perse ne fillim te ketij sezoni trajneri Jovanovic i rinovoi kontraten. Mbrojtesi ka eksperience, por mosha e tij shihet si pengese per te vazhduar karrieren te APOEL”.

Deri me tani Haxhi eshte stervitur i diferencuar, per t’u rehabilituar pas terheqjes muskulore te pesuar ne ndeshjen e fundit eliminatore te Boterorit 2010, qe Shqiperia luajti me 14 tetor ne Suedi. Ne ate sfide “veterani” u kthye pas dy vjetesh ne Kombetare, ndersa sipas gjasave ai mund te jete te henen ne fushe, ne takimin e kampionatit ku APOEL pret APEP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA