Tirana mposht Shkumbinin 2-0

07/11/2009 17:20

Tirana ka regjistruar fitoren e trete radhazi ne javen e 10-te te Superliges, ku ka mundur 2-0 Shkumbinin ne “Qemal Stafa”.

Kryeqytetasit kane pasur shume raste sidomos ne pjesen e dyte kur peqinasit mbeten me dhjete lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Caushajt.

Ka qene mesfushori Jetmir Sefa i cili shenon dy gola thuajse identik nga distanca.

Ne minuten e 52-te, numri 8 i bardhebluve shkon i vetem ne zone duke gjetur cepin e majte te portes se Shkumbinit.

Te njejten gje ka bere Sefa vetem 5 minuta me pas ku serish eshte ndihmuar nga pasat e Ahmataj dhe Muzakes, per te shenuar golin e dyte edhe nga nje distance me te larget.

Ne minutat e fundit te ndeshjes, Shkumbini pati nje rast te arte per te ngushtuar diferencen, por Nallbani arriti te prese me lehtesi goditjet e sulmuesve te skuadres mike te cilat ishin te lehta e qendrore.

Kjo fitore e peste ne 10 jave te kampionatit e ngjisin Tiranen ne vendin e katert me 17 pike aq sa edhe Apollonia e cila u mund ne fushen e saj 2-3 nga Kastrioti.

Haxhibulic ka kaluar fieraket ne avantazh ne minuten e 28-te te lojes, por brenda pjeses se pare Kastrioti barazon me Abazajn.

Edhe ne 45 minutat e dyta Apollonia kalon e para ne avantazh me Kacin, por vetem per pak minuta pasi Turdiu barazpeshon gjithcka ne 2-2 ne minuten e 63-te kur shenon edhe golin e dyte per krutanet.

Perpara vershellimes perfundimtare te gjyqtarit, portiere Haxho ben nje gabim fatal dhe Grizha nuk fal duke i dhene fitoren Kastriotit e duke vendosur heshjen ne stadiumin “Loni Papuciu” te Fierit.

Kjo fitore i ngjit ata ne kuoten e 15 pikeve ne vendin e peste. Ka fituar edhe Gramozi 2-0 ndaj Teutes ne fushen e tij fale dy golave te Sadikut.

Kjo fitore e shkeput disi nga vendet e fundit ne renditje skuadren e Ersekes e cila tashme eshte ne kuoten e 10 pikeve, perkohesisht ne vendin e nente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA