Taci mbetet ne burg

07/11/2009 15:00

Megjithe 100 mije eurot garanci qe avokati i Rezart Tacit i la gjykates per t’i ndryshuar atij masen e sigurise, gjykatesja Fahrie Budo nuk ka pranuar, duke e lene ate ne arrest me burg, sikurse vendimi i dy diteve me pare. (UPDATE)

Rezart Taci eshte sjelle ne Gjykaten e Tiranes ne mesdite, per t’u njohur me masen qe e njejta gjykatese dha te enjten, kur Taci ishte ende person ne kerkim policor.

Gjate seances se bere me dyer te mbyllura, kane folur vetem prokurori Gjergji Tako dhe avokati i te pandehurit, Maks Haxhia.

Ndersa Taci ka permendur vetem gjeneralitetet e tij, ndersa per akuzen e goditjes per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze ka folur avokati i tij.

Avokati e mbrojti Tacin para gjykates duke thene se gazetari Mero Baze kishte rreth nje vit e gjysme qe ne shkrimet e tij bente presion psikologjik ndaj biznesmenit.

Ai kerkoi detyrim paraqitje per klientin e tij duke thene se vepra per te te cilen akuzohet nuk perben rrezikshmeri shoqerore dhe se Tacit duke qene ne burg i demtohen bizneset e tij. Nderkohe prokurori Gjergji Tako ka shpjeguar serish ngjarjen ku gazetari Baze u dhunua.

Sipas prokurorit, Baze eshte qelluar per shkak te detyres dhe kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik. Ne kete seance gjykata veproi ndryshe seances se meparshme ndaj dy te akuzuarve te tjere Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, proces ne te cilin u lejua prania e medias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA