Bajerni i Mynihut eshte ndalur ne nje barazim 1-1 nga skuadra e Shalkes, duke deshtuar ne tentativat per fitore edhe kete jave.
Skuadra e trajnerit Van Gal, ka patur perkrahjen e mijera spektatoreve ne “Aljanz Arena”, por miqte nga Gelsenkirshen ia kane dale te mbrohen mire duke marre nje pike.
Bavarezet gjeten rrugen e rrjetes pas 30 minutave te para te lojes kur gjate nje aksioni, Kevin Kuranji sherbeu gabimisht ne zone per belgun Van Bujten qe zhbllokoi rezultatin.
Por Shalke shenoi golin e barazimit dy minuta nga fundi i pjeses se pare me ane te Matip, ndersa shifrat nuk ndryshuan me as ne pjesen e dyte edhe pas sulmeve te vendasve.
Ne ndeshjet e tjera kampionet ne fuqi te Volfsburgut fituan ne transferte me Hofenhajmin 2-1, Majnzi mundi 1-0 Nyrenbergun ne duelin e mbijeteses, ndersa Bihum humbi 1-2 ndaj Frajburgut.
Top Channel