Hamdi Salihi zbret ne te gjithe fushen. Sulmuesi shkodran “zberthehet” ne emisionin “Prag Sfide” te drejtuar nga gazetarja Ilda Bejleri, i cili transmetohet çdo te premte ne oren 18:00 ne platformen “SuperSport”.
25-vjeçari foli per objektivat me ekipin Kombetar dhe me skuadren ku militon, Rapidin e Vjenes. Ai zbuloi detaje interesante rreth ambientimit ne Vjene, nuk ka nguruar te terhiqet edhe ndaj ngacmimeve per jeten private, ndersa ka analizuar edhe periudhen negative te dy emrave te medhenj te futbollit shqiptar, si Tirana dhe Dinamo.
Tema e momentit eshte padyshim perfaqesuesja kuqezi, qe vetem nje jave me pas do te zhvilloje ne kryeqytetin e Estonise, Talin, miqesoren e pare te edicionit te ri.
“Menjehere pas ndeshjes me Suedine ne dhomat e zhveshjes, trajneri Kuzhe na tha shume qarte, se prej atij momenti duhej te fillonim te punonim per eliminatoret e Europianit. Jemi te fokusuar vetem tek Euro 2012. Miqesorja me Estonine do te jete dita e pare e punes, per te pasur idete e qarta per objektivat”, tha Salihi.
“FSHF dhe tekniku jane te rezervuar kur flasin per objektivat? Natyrisht qe me pare pritet verdikti i shortit, i cili eshte shume i rendesishem. Çdo ekip vendos objektivat vetem pasi njeh kundershtaret. Jemi te vetedijshem se do te kemi kater ekipe te forta ne grup”.
Shkodrani i mbylli eliminatoret e Boterorit 2010 vetem me nje gol, ate te ndeshjes se fundit me Suedine. “Them se kam luajtur mire, edhe pse nuk kam shenuar aq sa duhet. Normalisht qe prej vetes dhe prej ekipit ne teresi pres diçka me te mire sesa ne edicionin qe lame pas. Bogdani mungon ne Estoni? Paresor eshte arritja e nje rezultati pozitiv, i cili do te na krijoje besim per te ardhmen, por shpresoj te shenoj, sepse me mungojne rrjetat me Kombetaren”.
Te Rapidi eshte ambientuar shpejt, por ngarkesa e ketyre javeve ishte mjaft e madhe: “Per shkak te angazhimeve te shumta me Rapidin e Vjenes, rrobat kane qendruar per afro nje muaj e gjysme ne makine. Me ndihmuan prinderit, pa ndihmen e tyre nuk do kisha arritur kurre ta rregulloja apartamentin. Jeta e nates ne Vjene? Nuk ka nevoje per komente, po flasim per nje prej kryeqyteteve me te famshme dhe jeta e nates nuk mungon. Ende nuk kam pasur kohe qe te dal dhe te frekuentoj lokalet, pasi luajme ne çdo tri dite. Dashuria? eshte me e lehte per te rene ne dashuri me nje vajze shqiptare, kane me shume aftesi te te bejne per vete”.
Nepermjet valeve te “SuperSport”, shqiptaret kane mundesi ta ndjekin skuadren e kuqeziut ne Europa League: “Me behet qejfi qe Rapidi ka disa tifoze me shume pas transferimit tim. Ne Europe humbem dy ndeshje me Hapoelin, te cilat na e kane komplikuar kualifikimin. Gjithsesi, kane mbetur edhe dy ndeshje dhe kemi ende shanse. Kampionati? Ne Bundeslige jemi nje pike larg kryesuesve (Salcburg) me nje ndeshje me pak.
Synimi i Rapidit eshte gjithmone te dale kampion. Shanset jane te medha, do te luftojme deri ne fund per titullin”. Ne fund edhe nje koment per Superioren dhe rezultatet e Vllaznise dhe Tiranes, ekipe per te cilat Salihi ka luajtur.
“Ne kete periudhe nuk kam pasur mundesi t’i shoh ndeshjet, megjithate jam informuar dhe me vjen keq per situaten ku ndodhet Vllaznia. Por, besoj se shume shpejt kjo do te kaloje, perfundoi sulmuesi. Edhe Tirana ne pozicion aspak komod? Me duket sikur te dyja ngushellojne njera-tjetren: Tirana thote sa keq eshte Vllaznia, ndersa shkodranet pergjigjen se edhe bardheblute nuk jane te pozicionuar mire. Gjithsesi, keto dy ekipe nuk duhen pare jashte gares”.
Top Channel