Prifti: Buxheti 2010, me i miri

07/11/2009 12:45

Buxheti i vitit 2010, qe ministri i Ekonomise e quajti si nje nga buxhetet me te mire qe kane bere ndonje here qeverite, parashikon nje rritje te ndjeshme te shpenzimeve buxhetore qe do te shkojne ne nje vlere prej me shume se 400 miliarde leke.

Ky buxhet parashikon dhe rritje te fondit te parashikuar per Ministrine e Ekonomise me 22% me shume krahasuar me buxhetin e vitit 2009.

Ministri Dritan Prifti theksoi se do te vazhdohet me rritjen e pensioneve, me qellim barazimin e tyre ne qytet dhe fshat, ndersa do te zgjerohet skema e ndihmes ekonomike.

Persa i perket kompanise ARMO, te privatizuar muaj me pare ministri tha se aktualisht kompania qe e ka privatizuar po investion ne uljen e sasise se squfurit te produkteve te prodhuara prej kesaj kompanie.

Sipas ministrit Prifti investimet po kryhen sipas kushteve te percaktuara ne kontraten e privatizimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta