Zhgenjim per Luan Krasniqin: vetem pak jave perpara duelit me Aleksander Dimitrenkon, boksieri shqiptar eshte demtuar dhe nuk do te kete mundesi te ngjitet ne ring me 28 nentor.
38-vjeçari ka pasur probleme gjate stervitjes per revanshin me ukrainasin, duke lenduar ligamentet e kembes se djathte. Kjo ka bere qe Krasniqi te nderprese te gjitha aktivitetet sportive, te pakten per nje jave.
Diagnoza e mjekeve ishte se boksieri do te rehabilitohet plotesisht vetem pas kater javeve, duke humbur duelin per titullin interkontinental ne versionin WBO.
“Jam shume i zhgenjyer. Mjeket me thane se duhet te pushoj plot nje jave, ndersa gjithçka do te rregullohet vetem pas nje muaji. Kjo e ben te pamundur te dueloj kunder Dimitrenkos me 28 nentor, sfide per te cilen isha pergatitur mjaft mire”, deklaroi Krasniqi.
Top Channel