Ne Shqiperi, 1 ne 2000 lindje ose 26 femije ne vit, vijne ne jete me semundjen e fibrozes kistike, e cila nese nuk trajtohet sic duhet ka pasoja te renda, pasi ajo nuk kurohet.
Njihet si semundje genetikisht e transmetueshme dhe duhet trajtuar gjate gjithe jetes me antibiotike, nga ku varet dhe jetegjatesia e pacientit.
“Kjo semundje shkaktohet nga denatyrimi i nje geni, largimi i klorit dhe mungese lageshtire ne trup. Pacientit nuk i funksionojne mire mushkerite, ka bronkloplomoni te shpeshta, shkaterrim te pankreasit, si dhe probleme me diabetin dhe melcine”, shpjegon Mirela Idrizaj, nga Lidhja shqiptare per fibrozen kistike.
Prinder te ketyre femijeve kerkojne ndihme nga shteti per ngritjen e nje qendre te posacme per trajtimin e ketyre femijeve por dhe rimbursimin e medikamenteve pasi trajtimi i tyre ka kosto te paperballueshme per familjaret. Prej tre vitesh eshte gati nje projketligj por ende nuk eshte miratuar .
Femijet me keto probleme trajtohen ne pavionin e Pneomologjise ne spitalin e pediatrise ku shtrohen kater here ne vit por shpesh ata ndeshen me mungesen e antibiotikeve intravenoze, te cilat prinderit duhet t’i sigurojne jashte vendit. Kjo semundje ka vetem 15 vjet qe eshte ekzaminuar per here te pare ne Shqiperi.
Top Channel