Hidrocentrali, Maqedonia perjashton Kosoven
07/11/2009 11:45
Maqedonia ka perjashtuar Kosoven nga projekti per ndertimin e hidrocentralit ne Lukovo Pole, duke vendosur qe kete projekt ta realizoje e vetme.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave vendimi u mor pasi me shenimin e vijes kufitare, zona ku do te ndertohet hidrocentrali i ka kaluar plotesisht Maqedonise.
Drejtori i ndermarrjes elektroenergjitike maqedonase, Vllatko Cingovski ka refuzuar te permende marreveshjet e nenshkruara mes dy vendeve, duke theksuar se projekti do te realizohet me investime nga ELEM dhe nepermjet kredive.
Top Channel