Arsenali ka arritur me lehtesi te mposht Volverhempton me rezultatin 4-1. I ka mjaftuar vetem nje pjese skuadres se Arsen Venger per te qartesuar ambiciet per kete ndeshje.
Ne 45 minutat e para topcinjte kane arritur te shenojne plot 3 gola, duke hapur serine me nje autogol te mbrojtjes se Volverhemptonit e me pas per te vazhduar me Eduardon e Fabregas.
Ne pjesen e dyte ishte Arshavin i cili ne minuten e 66-te shenon edhe golin e katert, duke konfirmuar nje pjese te dyte te ngjashme me nje seance stervitore per Arsenalin.
Nderkohe vendasit kane mundur te gjejne golin e nderit ne minuten e 89-te, i cili padyshim ishte vetem per statistike.
Kjo fitore e ngjit Arsenalin ne kuoten e 25 pikeve aq sa edhe Manchester United ne vendin e dyte, por me nje golavarazh me pozitiv.
Ne ndeshjet e tjera, Aston Vila ka fituar me goleade 5-1 ndaj Boltonit, ndersa Manchester Siti eshte befasuar ne fundin e ndeshjes, kur Bernlei ka brazuar rezultatin ne 3-3.
Diten e diel do te zhvillohet dhe perballja e dy skuadrave te tjera protagoniste te Premier League, Celsit kryesues dhe Manchester United.
Top Channel