U-19 fiton 2-0 takimin e pare me Qipron

06/11/2009 09:35

Pas dy barazimeve te regjistruara ne Shqiperi, perfaqesuesja Under-19 ka fituar miqesoren e pare (nga dy te parashikuara) ne Qipro.

Skuadra e drejtuar nga Ramadan Shehu triumfoi fale rrjetave te Tushes, kur kronometri tregonte 26 minuta loje, ndersa ne te 83-en Tepshi mbylli virtualisht takimin.

Ndryshe nga sfidat e meparshme te zhvilluara ne Durres dhe Elbasan, drejtuesi i stolit te kuqezinjve te vegjel ka bere pak eksperimente: zevendesimi i vetem ishte hedhja ne fushe e Vajushit ne vend te Konit.

Diten e shtune, me date 7, 19-vjeçaret shqiptare do te zhvillojne edhe miqesoren e dyte me bashkemoshataret e tyre nga ishulli i Aferdites. Keto ndeshje sherbejne si pergatitore ne kuader te eliminatoreve te Kampionatit Europian per U-19, i cili do te zhvillohet nga data 12 deri me 18 nentor ne San Marino.

Kuqezinjte ndodhen ne Grupin 1, ku perveç San Marinos organizatore, aty luajne edhe perfaqesueset e Italise dhe Irlandes.

Top Channel