
Ervin Skela trajtohet si nje yll te TuS Koblenci, skuadra e Bundesliges se dyte gjermane. Me lojen e tij, mesfushori shqiptar eshte shnderruar ne nje idhull te tifozerise, saqe keta te fundit nuk e kane kursyer ndihmesen per 32-vjeçarin qe te transferohet sa me shpejt ne banesen e re.
Ne Koblenc eshte regjistruar nje episod i veçante, ku gjate fundjaves mjaft fansa vendosen te lyejne muret e shtepise se Skeles. Kapiteni i Kombetares kuqezi (ne mungese te Altin Lales), prej me shume se tre muajsh jeton se bashku me familjen ne hotel. Synimi i mbeshtetesve ishte qe fantazisti te stabilizohet sa me shpejt ne qytetin e ri dhe me pas te jete i perqendruar vetem te skuadra.
“E ndihmuam me deshire pjesetarin e skuadres sone te zemres. Ervini eshte nje njeri shume i mire dhe jemi te sigurt se ai do te beje shume per Koblencin”, deklaroi Berger, nje prej tifozeve qe nuk e kurseu ndihmen.
Pas sfides me Paderbornin do t’i vije fundi qendrimit ne hotel, sepse ne fillim te javes se ardhshme eshte parashikuar qe Skela te hyje ne shtepine e re. Vlonjati shprehu habine e tij rreth kesaj ngjarjeje dhe nuk ngurroi te tregonte te gjithe mirenjohjen per ata qe e ndihmuan.
“I falenderoj njemije here te gjithe keta te rinj, te cilet dhane kontributin qe banesa ime e re te ishte gati brenda nje kohe sa me te shkurter. Eshte vertet e pabesueshme, asnjehere me pare nuk kisha perjetuar nje gatishmeri te tille nga ana e tifozeve. Premtoj se do te shpik diçka te jashtezakonshme per t’i falenderuar si duhet ata qe me ndihmuan”, deklaroi Skela.
Top Channel