
Trafikantet nderkombetare te droges kane ndryshuar rrugen e kalimit te kokaines, duke zgjedhur Bullgarine dhe Rumanine si pikat kryesore te tranzitit.
Lajmin e bejne te ditur mediat rumune, te cilat citojne drejtorin e Interpol, Maks Peter Racel.
Sipas ketij te fundit, kartelet e droges kane zgjedhur Ballkanin dhe po ulin futjen e droges ne BE permes Spanjes dhe Portugalise, per shkak te kontrolleve te shumta ne keto vende.
Racel sakteson se trafikantet e transportojne drogen permes Gjibraltarit, Detit Mesdhe dhe Detit te Zi ne Bullgari dhe Rumani dhe me pas ne vendet e BE-se.
Dy vendet me te reja te Unionit jane zgjedhur per shkak te varferise dhe nivelit te larte te korrupsionit ne institucione dhe dogana.
Top Channel