
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se qeveria e tij nuk po punon per asnje ligj per rregullimin e statusit te ish-anetareve te UCK-se.
Ne nje deklarate per mediat, kreu i qeverise maqedonase i ka quajtur spekulime zerat qe qarkullojne mbi kete ceshtje.
“Persa i perket zerave se do te japim te drejta te vecanta apo do te miratojme ligje te reja per pjesetaret e se ashtuquajtures UCK, edhe njehere e perseris se ato jane te paverteta dhe spekulime”, ka pohuar Gruevski.
Por partia shqiptare ne pushtet, BDI vazhdon te kembengule se ekziston nje marreveshje ne radhet e qeverise per rregullimin e statusit te ish-luftetareve te UCK-se.
“Ka nje marreveshje mes Ahmetit dhe Gruevskit per zgjidhjen e statusit te ushtareve te UCK-se, ceshtje qe pritet te zgjidhet brenda vitit”, ka deklaruar deputeti i BDI, Safet Neziri.
Top Channel