Barcelona, Valdes nje maratonist i vertete ne Kazan

06/11/2009 15:35

Mes shume te dhenave interesante qe UEFA jep gjate ndeshjeve per rendimentin e lojtareve, per sfiden Rubin Kazan-Barcelona ka rene ne sy dicka e vecante.

Portieri i Barcelones, Victor Valdes ka vrapuar gjate gjithe takimit prreth 7 kilometra, pothuajse sa mesatarja e nje sulmuesi. Shkaku? Shume i thjeshte; per te ngrohur sa me shume trupin ne te ftohtin theres te qytetit ne kufi me Siberine. 6 km e 880 m eshte shifra e sakte e vrapit qe ka bere Valdes gjate 90 minutave, rreth 68 vajtje-ardhje ne fushe.

Po ta krahasojme vrapin e portierit Casillas, ai ka rendur rreth 50 % me shume se gardiani i Realit ne Milano, (3 km e 270 m). Duke pare se nderhyrje te verteta ai kreu vetem dy, lind pyetja; si e beri Valdes pjesen tjeter te vrapit?

Kjo shpjegohet me faktin se mbrojtesit katalanas e kane kthyer topin pas disa here dhe kjo gje i ka hyre ne pune gardianit per re ruajtur nxehtesine e trupit.

Top Channel