Alonso, vizita e pare ne Maranello si ferrarist

06/11/2009 20:50

Dita e pare si ferrarsit per ish kampionin e botes Fernando Alonso ka nisur me paraqitjen ne pune dhe prezantimin me shefin e skuderise, Stefano Domenicali.

Me pas Alonso ka marre masat per kostumin e kuq qe do veshe gjate sezoneve te ardhshme. “Erdhi gjate mengjesit te sotem. Takimin e pare e zhvilloi me Domenicali-n, i cili me pas e la ne shoqerine e teknikeve”, shkruhet ne komunikaten e skuderise nga Maranello. Alonso ka lene Maranello-n, por jo pa takuar edhe presidentin Luca di Montezemolo, i cili i ka uruar mireserdhjen ne nje takim qe zgjati rreth 30 minuta.

Ai nuk e ka hedhur ende firmen per shkak te disa detajeve ne lidhje me sponsorat, por gjithcka tashme eshte mbyllur dhe ai do nise shume shpejt provat me makinen qe do ndertohet per sezonin 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA