
Takimi mes Federatave te Futbollit te Kosoves dhe Serbise, me ndermjetesimin e FIFA, dhe vete presidentin e saj, Sep Blater, tashme eshte i destinuar te deshtoje.
Nje gje e tille eshte thuajse e sigurt se do te ndodhte. Serbet nuk do te paraqiten ne takimin e parashikuar per te sot (5 nentor) ne Zyrih te Zvicres.
Nje lajm i tille eshte bere i njohur pikerisht dje nepermjet nje komunikate te derguar ne qendren e “qeverise” boterore te futbollit nga ana e drejtuesve te larte te Federates Serbe.
Ne kete komunikate jane sqaruar arsyet e refuzimit te fteses se kreut te FIFA-s. “FIFA hodhi idene e nje takimi te tille, por Federata e Futbollit te Serbise e refuzon kategorikisht, lexohet ne komunikaten publike te FSS-se.
Federata jone gezon edhe perkrahjen e UEFA-s, e cila kundershton organizimin e takimeve te tilla me perfaqesues jolegjitime te nje organizate inekzistente.
Ne baze te statutit te Federates se Futbollit te Serbise, i cili eshte mbeshtetur nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s, Federata e Futbollit e Kosoves dhe Metohise eshte anetare e Federates se Futbollit te Serbise, nenvizohet me poshte.
Bashke me Federaten e Vojvodines, Federaten e rajonit te Serbise Lindore, ate te rajonit te Serbise Perendimore dhe me Federaten e Beogradit, Federata e Kosoves dhe Metohise perben themelin e Federates sone, si dhe te organizimit territorial te futbollit ne Serbi”.
Top Channel