Beograd, pranga vrasesit te tifozit francez
05/11/2009 16:35
Policia e Beogradit ka arrestuar sot nje tjeter person te dyshuar si nje nga agresoret qe rrahen per vdekje nje tifoz francez.
Shtetasi francez Bris Taton ishte tifoz i klubit te Tuluzit dhe vdiq me 29 shtator pasi u sulmua nga nje grup huliganesh serbe para ndeshjes me Partizanin e Beogradit.
Lidhur me kete ngjarje, per te cilen reagoi edhe qeveria e Parisit, policia serbe ka arrestuar gjithesej 11 te dyshuar.
Top Channel