
Trupat e pajete te tre studenteve amerikane jane gjetur te pajeta ne Dakoten e Veriut, ne nje makine qe ndodhej afer shkolles se tyre.
Misteri nisi diten e marte kur tre femrat u zhduken dhe ato jane gjetur pas pak oresh kerkime nga policia ne nje makine me targa te Kalifornise, rreth 5 milje ne veri te Dickinson. Lajmin e ben te ditur zedhenesi i zyres se sherifit te zones per CNN.
Tre vajzat, Kyrstin Gemar, 22 vjece, Afton Williamson, 20 vjece dhe Ashley Neufeld, 21 vjece ishin pjese se skuadres se bejsbollit per femra ne Dickinson State University. Oficeri i policise, Thomas Grosz tha per televizionin ABC se tre viktimat kane dale nga liqeni dhe me pas nuk jane kthyer me.
Vonesa e vajzave ka shqetesuar prinderit, pasi qyteza ne Dakotan e Veriut nuk dallohet per jete nate. Policia po heton per te zbardhur misterin qe mesa duket eshte shkaktuar nga nje vrases serial.
Top Channel