
Michel Platini vazhdon te kritikoje politiken e klubeve te zhytur ne borxhe por qe nuk heqin dore nga shpenzimet dhe pagat marramendese.
Ne nje interviste dhene per “Daily Telegraph”, shefi i UEFA-s i eshte referuar si shembull shoqerise se Interit. “Kush mund te ishte ai budalla qe mund te bleje nje klub me kaq shume borxhe?”. Ai shtoi se rregullat e reja te UEFA-s do mbrojne investimet e Roman Abramovich, Massimo Moratti-t apo Malcolm Glazer.
“Kriteri baze i politikes tone eshte qe te mos kete me shume shpenzime se sa fitime. Te gjithe pronaret me kane kerkuar nje filozofi me te mire dhe me shume transparence. Ne Gjermani borxhet nuk lejohen, ne Angli po”, shton Platini. Ish sulmuesi francez thekson gjithashtu se shpreson qe futbolli europian te mos ndjeke shembullin e Premier League, ku 10 nga 20 klube jane ne duart e pronareve te huaj.
“Me pelqen kur investohet ne kampionatin e vendit tend. Anglezet duhet te hartojne ligje qe i pengojne te huajt te investojne, ashtu si ne Gjermani ku nje i huaj nuk mund te kete me shume se 50 % te aksioneve. Ne France stadiumet jane prone e komunave. Mua me pelqen shembulli i Barcelones ku tifozet jane aksionere dhe nuk mund te kete asnjehere pronare te huaj”, shton Platini.
Presidenti i UEFA-s shprehet i sigurt se ne Angli ka talente me shumice dhe nuk duhet te blihen lojtare 13 vjecare ashtu sic ben Arsenali apo shume skuadra te tjera. “Sa me shume lojtare angleze te kete ne skuadra, aq me mire eshte per kombetaren e Anglise. Duhet te mbrojme kombetaret. Komisioni Europian ka vendosur se nese nje lojtar merr lejen e qendrimit por ne mendojme se Didier Drogba nuk mund te veshe fanelen e Anglise”, pohon Platini.
Top Channel