Kuzhe: Entuziast pas rikonfirmimit

03/11/2009 09:00

Trajneri Josip Kuzhe eshte shprehur mjaft i kenaqur pas konfirmimit te tij ne krye te Kombetares kuqezi nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka.

Vetem pak dite me pare, kreu i sportit me popullor ne vend shprehu besim te puna e 56-vjeçarit, duke theksuar se kroatit do t’i ofrohej rinovimi i kontrates edhe per eliminatoret e Euro 2012.

Kuzhe u emerua ne stolin e perfaqesueses sone pas shkarkimit nga detyra te holandezit Ari Han dhe drejtoi skuadren ne tri takimet e fundit te Grupit 1 ne Boterorin 2010.

Perballe Portugalise, Danimarkes dhe Suedise ai siguroi vetem nje pike, por loja qe ka paraqitur Shqiperia dhe levizjet taktike te trajnerit (perpara dhe gjate ndeshjeve) kane marre vleresimet maksimale.

“Me vjen mire qe drejtuesit e federates kane shprehur vleresim per punen time ne perfaqesuese dhe jane te gatshem te me besojne ekipin edhe per edicionin e ardhshem eliminator”, deklaroi ish-tekniku i Dinamos se Zagrebit. “Jam i entuziazmuar dhe po pres me padurim qe te fillojne eliminatoret e Kampionatit Europian”.

Kuzhe nuk e ka humbur asnjehere rastin qe te shfaqet optimist per rezultate te mira ne ndeshjet kualifikuese te aktivitetit qe do te zhvillohet ne Poloni dhe Ukraine.

Madje, ai ka folur edhe per kualifikim, duke synuar qe ta mbaje lart moralin e futbollisteve. Gjithsesi, faktet jane qe Shqiperia do te perballet serish me kundershtare mjaft te forte. Humbja 4-1 ne Suedi i zbriti kuqezinjte ne vazon 5 te shortit qe do te hidhet me 7 shkurt 2010 ne Varshave.

Barazimet me Portugaline (ne Braga) dhe Suedine e Danimarken (ne Tirane) u zbehen disi nga klasifikimi perfundimtar ne grup, ku Kombetarja u rendit e parafundit (e pesta mes gjashte skuadrave), duke lene poshte saj vetem Malten. 7 pike te grumbulluara ne dhjete ndeshje ishin shume pak per t’iu afruar ambicieve te fillimit te eliminatoreve, por Duka pohoi:

“Asnjehere me pare ne histori nuk kishim luajtur ne nje grup kaq te veshtire. Ne anen tjeter mund te them se jemi te kenaqur me punen e bere nga trajneri Kuzhe per aq kohe sa ai kishte nen drejtim ekipin dhe kemi vendosur t’ia besojme Kombetaren edhe gjate edicionit te ardhshem, ku do te luajme ne eliminatoret e Europianit 2012”.

Objektivat e edicionit te ri ende nuk jane percaktuar, edhe sepse me pare preferohet te njihen emrat e skuadrave me te cilat do te luaje Shqiperia. Per momentin mund te mbeshtetemi vetem te statistikat e njeriut qe erdhi ne krye te stolit pas rekomandimit te Oto Bariç.

Me Kuzhe ne krye, kuqezinjte kane gjetur vazhdimesi ne fazen ofensive, duke shenuar ne te gjitha ndeshjet. Gjate kesaj kohe, Kombetarja ka regjistruar edhe fitoren me te thelle ne histori: 6-1 ne miqesoren me Qipron, skuadren qe na “rrembeu” vendin ne vazon 4. Por, nese sulmi ka rigjetur besimin, mesfusha jep siguri dhe porta pret rikthimin e Arjan Beqajt perkrah Ujkanit dhe Hidit, mbrojtja mbetet reparti problematik, ku ende ekzistojne shume enigma per t’u zgjidhur.
 

Top Channel