Kreu i shtabit zgjedhor te LDK-se, njekohesisht nenkryetari i kesaj partie, Lutfi Haziri ka deklaruar se reagimet ndaj PDK-se kane ardhur pas provokimeve te kesaj te fundit.

“LDK-ja nuk ka strategji konfrontimi me qeverine, por u detyrua t’i pergjigjej fushates negative te PDK-se”, ka pohuar Haziri.

Megjithate, Haziri ka theksuar se LDK e ka te qarte partneritetin e qeverisjes, duke nenvizuar se konfrontimi me PDK-ne eshte vetem per zgjedhjet lokale.

“Jemi te fokusuar vetem tek zgjedhjet lokale. Por, nese neve na thuhet se “fitojme edhe pa LDK-ne”, atehere une them se edhe ne mund te fitojme pa ata”, ka pohuar Haziri.

Ai ka shtuar me tej se LDK eshte e pergatitur per cdo situate, por aktualisht ajo nuk mendon qe te kthehet ne opozite.

Top Channel