Gripi A, Belgjika ndihme Kosoves me vaksinat
03/11/2009 14:30
Belgjika mund te ndihmoje Kosoven ne sigurimin e nje sasie te konsiderueshme te vaksinave kunder virusit te gripit te derrit, A/H1N1.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ceshtja ne fjale ka qene teme e bisedimeve mes ministrit kosovar te Shendetesise, Alush Gashi dhe ambasadorit belg ne Prishtine, Alain Van Gucht.
Sipas burimeve, gjate takimit Gashi ka vleresuar bashkepunimin e Kosoves me Belgjiken dhe ka shprehur gatishmerine e qeverise per te marre pjese ne proceset ne sektorin e shendetesise.
Top Channel