Elio Bajrami, piktori qe “shetit” ne galerite europiane

03/11/2009 19:05

Pasioni lindi dhe u rrit bashke me te, edhe talenti. Harmonia figurative shumengjyreshe triumfoi me hapjen e ekspozites se pare ne moshen 13 vjecare.

Pas suksesit ne Durres, emri i Elio Bajramit si piktor nisi shetitjen neper galerite europiane. Artisti punon dhe jeton ne Rome prej 10 vitesh. Ai shquhet per shumllojshmerine e teknikave, nepermjet te cilave percon mesazhin e tij.

Peisazhet e portretet e tij shfaqin subjektet e karakterit te tij, sa naiv aq edhe tradicional. Ai nuk eshte vetem nje djale qe jeten e tij e nderoi mbi artin. Per talentin e tij tashme krenohet i gjithe Durresi, madje edhe gjithe Shqiperia.

Duke hedhur nje veshtrim mbi pikturat, shihet qarte lidhja e forte qe ai ka me ngjyren dhe jane pikturat dhe mosha e tij e re qe na bejne te mendojme se do kemi nje artist qe ne ta ardhmen do beje te flasin shume.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta