
Shqiptaret qe luajne ne kampionatet e ndryshme te Europes kane kaluar nje fundjave zhgenjyese.
Shumica prej tyre, te impenjuar te dielen me ekipet perkatese, kane humbur ose nuk kane shkuar me tej se nje barazim. Erjon Bogdani luajti si zevendesues ne minuten e 59-te ne vend te Granoche ne barazimin 1-1 te Kievo me Udineze ne Serine A.
TuS Koblenz i gjashte shqiptareve humbi 0-3 ne shtepi me Duisburg ne Bundesligen 2. Ne loje ishin Skela, Sh. Kuqi, Nj. Kuqi dhe Skeraj. Skela krijoi disa mundesi per gol, ashtu sic paten raste edhe dy vellezerit Kuqi. FC Augsuburg i Edmond Kapllanit humbi 0-1 ne shtepi me Alemannia Aachen ne Bundesligen 2. Shqiptari hyri ne loje ne minuten e 72-te ne vend te Szabics, por pa mundur te shenoje.
Rikthimi i tij ka vlere ne kete takim. Vorskla e Debatik Currit dhe Armend Dallkut fitoi 2-0 kunder Zorja Lugansk te sulmuesit Parid Xhihani. Takimi ishte i vlefshem per javen e 12-te te kampionatit ukrainas.
Top Channel