Shkelqen Ahmataj, nje pergjigje per skeptiket

02/11/2009 08:00

Fitorja ne Shkoder ishte e dyta radhazi per skuadren e Tiranes, qe tashme eshte  ngjitur ne kuoten e 14 pikeve dhe eshte me prane  rivaleve qe synojne titullin kampion.

Bardheblute e drejtuar nga Alban Tafaj, pas ketij triumfi jane me te qete dhe duket se i kane thene lamtumire krizes se ketij fillimsezoni. Tani ndihet e sigurt ne shanset qe ka per te realizuar objektivin sezonal, fitimin e titullit kampion, edhe pse diferenca me pike ndaj Dinamos kryesuese eshte ende e madhe, 9 pike. Por nje tjeter person ka marre nje revansh ne kete sfide.

Behet fjale per mesfushorin e bardhebluve Julian Ahmataj. Ky i fundit, vetem pak dite me pare, ishte “kercenuar” nga drejtuesit e stafit teknik se duhet te impenjohej me shume ne loje, sepse ne te kundert ai rrezikonte vendin e tij ne formacionin e pare. Dhe ne ndeshjen ndaj Vllaznise, bashke me Muzaken, Ahmataj ishte nje nder lojtaret me te mire ne fushe.

Vete mesfushori 30-vjecar, i cili ka mbajtur mbi shpatulla bluzat e shume skuadrave si Elbasani, Bylis, Dinamo, Teuta, Partizani dhe se fundmi Tirana, eshte shprehur i kenaqur nga kjo fitore ne “Loro Borici”.

“Ishte nje fitore e shkelqyer, pohon Ahmataj. Skuadra luajti mjaft mire taktikisht dhe e meritoi plotesisht suksesin. Merita eshte e te gjithe grupit qe tregoi shpirt gare. Une mendoj se pas kesaj fitoreje mjaft te rendesishme, te gjithe kundershtaret na kane frike, pasi ne treguam vlera prej nje skuadre kampione. Sigurisht qe rruga eshte e gjate dhe gara do te jete e forte, por pas kesaj fitoreje ne ndihemi me te forte se kurre dhe gjykojme se jemi ne valle per objektivat qe kemi. Duhet ta shijojme kete sukses qe korrem ne ‘Loro Borici’”.

Tirana, e cila dje ka pasur diten e pushimit, ne mesjave do te luaje ndaj Luzit ne Kupen e Shqiperise, ndersa ne fundjave pret Lacin. Tashme bardhelbute jane te kenaqur, pasi asnje lojtar nuk eshte i demtuar.

Top Channel