Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka siguruar autoritetet kosovare se do te shfrytezoje gjithe fuqine e tij per te ndikuar ne pershpejtimin e procesit te njohjes se pavaresise se Kosoves nga shtetet te cilat akoma nuk e kane bere nje gje te tille.

Nje dite pas vizites se ish-presidentit amerikan ne Kosove, presidenti Fatmir Sejdiu ne nje interviste per Top Channel flet per temat te cilat u diskutuan te henen ne takimin e perbashket mes ish-presidentit amerikan dhe autoriteteteve me te larta te shtetit.

“Ai njeri eshte pjese e historise se Kosoves dhe mund te them se ka bere historine e Kosoves. Biseduam ne tre kater rrafshe te rendesishme, e para prej asaj qe filloi me evokimet e takimeve qe kishte me presidentin Rugova, ne nje vleresim te jashtezakonshem per figuren e tij, per vizionin politik qe ka pasur dhe per ecjet qe kane qene deri ne momentet e shkrirjes se tij per Kosoven. Ceshtja tjeter qe u diskutua ishte perkushtimi per te nxitur edhe me tej, me gjithe miqte e vet, qe te mbajne kete koherence te qendrimeve ne mbeshtetje te Kosoves dhe nje qasje e vecante ishte po ashtu edhe interesimi i tij per te siguruiar, te themi nga prizmi i tij i ndikimit, sa me shume njohje per Republiken e Kosoves”, ka deklaruar Sejdiu.

Sejdiu foli edhe per zgjedhjet lokale te 15 nentorit. Ai duke mos dashur te flase ne aspektin hipotetik, la te hapur cdo opsion edhe persa i perket lekundjeve ne koalicionin qeverises, por edhe mundesise qe Kosova te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme nese ndryshon harta qeverisese ne komunat e Kosoves.

“Une s’mund te merrem me ate se cila do te jete prognoza e koalicioneve sepse jane partite politike qe e bejne kete. Per ne eshte me rendesi qe vendi gjithmone te kete qeverisje te mire dhe stabilitet. Secili subjekt ka te drejte qe te prezantoje projektin e vet dhe te kete ithtaret e vete per ta votuar, te shohim se cila do te jete pasqyra e pas 15 nentorit”, ka pohuar Sejdiu.

Pavaresisht se perfaqesuesit e strukturave paralele kane uzurpuar lokacionet ne te cilat eshte parapare mbajtja e zgjedhjeve per komunitetin serb, presidenti Sejdiu tha se ka informacione qe pjesetare te ketij komuniteti kane ofruar shtepite e tyre ne menyre qe ky proces te mos deshtoje.

Top Channel