Revolucioni Williams, iken Rosberg & Nakajima

02/11/2009 15:10

Rubens Barichello dhe gjermani Niko Hulkenberg do te jene pilotet zyrtare te Williams sezonin e ardhshem.

Braziliani largohet nga Brawn Grand Prix, pas nje sezoni te suksesshem duke dhene kontributin e tij ne shpalljen kampion te kesaj skuadre, nderkohe qe 22 vjecari Hulkenberg ishte piloti i trete i Williams.

Bosi Frenk Uilliams ka deklaruar se duke filluar nga sezoni i ardhshem, ekipi i tij do te ngjitet ne majen e F1, fale dhe eksperiences se Barichello dhe talentit te gjermanit 22 vjecar.

Ende nuk dihet e ardhmja e dy ish piloteve te kesaj skuadre, por sipas mediave europiane, Rosberg do te kaloje tek kampionet e rinj te F1, ndersa per japonezin Nakazhima eshte e veshtire gjetja e nje skuadre te re, pas atij sezoni jo shume te mire nga ana e tij.

Top Channel