Britania e Madhe eshte kunder krahasimit te Kosoves me rajonet separatiste te Abkhazise dhe Osetise Jugore, te cilat nuk ka ndermend t’i njohe.

Keshtu ka deklaruar gjate vizites se tij ne Moske, ministri i Jashtem britanik David Miliband.

“Jugosllavia ka pushuar se ekzistuari si vend dhe Kosova eshte produkt i shperberjes se saj”, ka pohuar Miliband ne nje interviste per nje radio ruse.

Ai ka shtuar me tej se pavaresisht qendrimeve te ndryshme mes Moskes dhe Londres per rajonet e Abkhazise dhe Osetise, bashkepunimi mes dy vendeve nuk duhet te ndalet.

“Ne nuk e njohim Abkhazine dhe Osetine e Jugut. Pozicionet tona jane te ndryshme, por kjo nuk pengon bashkepunimin”, ka shtuar Miliband.

Top Channel