Organizatoret nga Aleanca Kosovare e Biznesit kane hapur aktivitetin “Javet e Biznesit Kosovar 2009”, gjate te cilit pritet te promovohen prodhimet vendore si dhe te krijohen lidhje te reja mes afaristeve vendas, si dhe atyre te huaj.

Ky aktivitet eshte organizuar nen patronazhin e kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci. Fushata “Java e Biznesit Kosovar 2009” synon permiresimin e komunikimit mes konsumatoreve dhe prodhuesve vendore, integrimin e interesave te perbashketa ndermjet prodhuesve dhe konsumatoreve, etj.

Nderkohe, pjesa kryesore e produkteve qe konsumohen ne Kosove vijne nga eksporti. Tradicionalisht ne Kosove konsumohen produkte te jashtme edhe pse ne shume raste ato jane me cmime me te larta dhe me cilesi me te ulet.

Top Channel