
Lorik Cana nuk do te jete i disponueshem per trajnerin e Sanderlendit, Stiv Brus, per ndeshjen e rendesishem te javes se ardhshme te Premier League ndaj Totenhemit.
Nje gje e tille eshte njoftuar nga faqja zyrtare e klubit te shqiptarit. Gjithcka ka ardhur pas nje kartoni te verdhe te marre te shtunen nga mesfushori ne sfiden e mbyllur ne barazim 2-2 ndaj Uest Hemit ne “Stadiumin e Drites”.
Ky ishte kartoni i peste i verdhe per Canen ne keto 11 jave te para te kampionatit anglez. Nje gje e tille ka bere me dhimbje koke trajnerin Burs, i cili thekson: “Neve do te na mungoje sulmuesi Kenjun Xhons per tri ndeshjet e radhes, per shkak te nje demtimi, ndersa nuk do te kemi ne dispozicion edhe Canen per ndeshjen me Totenhemin, pasi ai plotesoi numrin e 5 kartoneve te verdhe. Kjo eshte pikerisht ajo qe nuk na duhej, pasi kemi edhe disa lojtare te tjere te demtuar”, ka nenvizuar i shqetesuar tekniku i “Maceve te Zeza”
Top Channel